Një 23-vjeçar nga Birmingham është përfshirë në një histori seksuale me të dashurën e vëllait të tij. Në mediat britanike ai ka rrëfyer detaje nga historia, sesi nisi gjithçka dhe sesi tani nuk ka dëshirë të ndalojë më.

“Unë dhe vëllai im jetojmë në një shtëpi. Ai është 28 vjeç dhe drejton një biznes pjekjeje. Gjatë pandemisë ai pati shumë punë pasi nisi të furnizonte edhe ushqimoret. Vëllai u takua me të dashurën 26-vjeçare kur ai furnizoi një restorant. Gjatë izolimit e dashura propozoi që të jetonte me ne në mënyrë që edhe të na gatuante. Por shumë shpejt nisën konfliktet mes tyre dhe ajo po ndihej keq. Ajo shfryu gjithë mërzinë tek unë dhe unë i thash se nuk ka asgjë që nuk shkon me të. Në këtë moment ne filluam të puthemi dhe më pas bëmë seks.”

I riu tregoi se gjërat mes saj dhe vëllait të tij po rikthehen në normalitet, por nga ana tjetër, vazhdojnë aventurën e tyre seksuale fshehurazi. Tani ai ka frikë se vëllai do të zbulojë çfarë po ndodh.

“Vëllai tani është më i vëmendshëm me të dashurën, por unë dhe ajo jemi mësuar të bëjmë seks. Nuk ndalojmë dot”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *