E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Po armatos militantët në Dibër”, policia i përgjigjet Gjunkshit: Do të padisim!

Policia e shtetit i është përgjigjur ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, ku aludon se Policia e Dibrës ka  shpërndarë armë në qytet.

 

Në deklarëtën për mediat policia thekson se kjo është shpifje e ulët dhe e fabrikuar.

 

Reklamë

Ndër të tjera në reagimin e saj Policia e Shtetit hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë.

 

“Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë. Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët.Policia e  Shtetit gjen rastin të garantojë qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi. Për çdo informacion që disponon, çdokush mund të denoncojë në kushte anonimati në numrin unik 112 ose numrin falas të SHÇBA, 0800 90 90.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë