Artistja dhe politikania Eliza Hoxha ishte e ftuar në një lidhje direkte në “Vizioni i Pasdites”, për të folur se çfarë po ndodh në Kosovë në lidhje me Covid-19.
Deputetja e PDK-së e komentoi situatën si kaotike, mes politikës dhe qëndrimit të qytetarëve ndaj virusit.
“Po abuzohet. Të gjithë njerëzit janë jashtë.Nuk i respektojnë sa duhet masat, qoftë dhe distancën sociale që duhet të mbajmë. Të jemi të gjithë të arsyeshëm për pasojat që po i shohim gjithandej. Mund të mos jemi si në Itali, apo Spanjë dhe Amerikë, por jemi vende të vogla. Ta shohësh në përpjestim me numrin e shtetasve në vendet tona, numri i të infektuarve nuk del aq i vogël.”
E pyetur nga moderatorja Evi Reçi, mbi mënyrën se si ajo po e përballon karantinën, Hoxha tha se për të ka qenë një situatë sureale.
“Ne i takojmë gjeneratës së luftës, por ka lufta e lufta. Ndonjëherë me armiq të dukshem, e disa të padukshëm. Më ka bërë të mendoj për konceptin e lirisë. Nuk e kemi vlersuar lirinë personale e fizike,mundësinë për të takuar njerëzit që duam sa herë kemi dëshirë. Reflektim mbi lirinë dhe vlerat njerëzore”, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *