E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plumba në fytyrë 6-vjeçarit që flinte, Apeli e dënon me 25 vjet burg

Dënohet me 25 vite burg Jetmir Koxheri.

Vendimi për 31-vjecarin u dha nga Gjykata e Apelit.

Dy vite më parë ai ishte autor i një ngjarje të rëndë, që per pak sa nuk i mori jeten një fëmijë vetëm 6-vjec.

Koxheri u përfshi në një sherr në një lokal me një bashkëfshatarin e tij me iniciale H.RR.,  në Kraste të Bulqizës.

Reklamë

Pas sherrit ai mori kallashnikovin  pas mesnate dhe gjuajti me armë drejt shtëpisë së personit me të cilin ishte konfliktuar ne kohen kur pjesa tjeter e familjes ishte ne gjume.

Fatkeqësisht tre plumba kapen djalin e të zotit të shtëpisë duke e demtuar rende ne fytyre.

Jetmir Koxheri u kap pas ndjekjes nga policia në atë kohë ndërsa tani duhet të vuajë dënimin e formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë