E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 19 minuta më parë
Kronikë

Plumba mbi makinë, plagoset 30-vjeçari në Tepelenë

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë një atentat me armë zjarri ka ndodhur në kthesën e fshatit Turan, në Tepelenë, ku i plagosur ka mbetur një 30-vjeçar.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit, ku atentati kishte si objektiv shtetasin Saimir Gjoka nga fshati Turan, por me banim në Tiranë.

 

Reklamë

Nga të shtënat me armë zjarri ndë drejtim të automjetit të tij i tipit “Benz” me targa AA616TK 30-vjeçari Gjoka ka pësuar gërvishtje të lehta në krah.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë