Disa qytete të Shqipërisë u mbuluan nga pluhuri saharian të mërkurën, duke shkaktuar një ndotje të madhe të ajrit.
Meteorologia Lajda Porja ka shpjeguar në emisionin “7pa5” shkaqet e kësaj dukurie dhe theksoi se tashmë ajri është pastruar.
Lexo edhe :
Related Posts
“Kemi kaluar një javë tejet dinamike, një të mërkurë dhe të enjte e cila ka sjellë pluhurin saharian, pa fund lajme, panic që u krijua në gjithë publikun.
Situate të tilla, ku kemi qarkullim të masave ajore nga pjesa veriore e Afrikës janë prezente. Kanë qenë në sasi të konsiderueshme për shkak se ka pasur stuhi të forta ere si pasojë e një cikloni të zhvilluar prej shumë ditësh në gadishullin iberik, duke sjellë stuhi ere deri në pjesën veriore të Afrikës, që morën me vete masivitet të rërës së Saharasë dhe janë shpërndarë në pellgun e Mesdheut. Pothuajse gjithë Mesdheu, përfshirë dhe brigjet e Greqisë dhe Turqisë kanë patur një qiell me ngjyrë kafe. Ishte një ndotje e përkohshme e ajrit. Në Shqipëri Shkodra, Lezha, Elbasani dhe Tirana kanë qenë zonat ku ka patur më shumë grimca të rërës. Fatmirësisht në mbrëmjen e së mërkurës një front i ftohtë i rërës, bëri që këto sasi rëre të precipitojnë në tokë për shkak të reshjeve, duke përmirësuar ndjeshëm situatën e ndotjes së ajrit.
Nuk është ndonjë ndotje e cila shkon gjatë, është gjuthmonë e përkohshme, kur kemi reshje pastrami bëhet i menjëhershëm. Problematike situate do të ishte nëse qëndronin shumë gjatë. Aktualisht sot jemi në një ajër të pastër, mund të ketë grimca të papërfillshme që mund të kenë ngelur”, tha Porja. /vizionplus.tv