Mesditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për 3 punonjësit e Portit të Durrësit, të cilët akuzohen për plotësim fiktiv të dokumenteve për kalimin e mallrave.

Mësohet se për dy doganierët dhe për efektivin e policisë, gjyqtarja Besjana Garxenaj vendosi masën e arrestit me burg.

Më konkretisht, bëhet fjalë për Denis Musaj, Egnis Gojani dhe Adelino Vila, si dhe arrest shtëpie për punonjësen civile, Alketa Kollçaku. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për një konteiner me banane që shkoi deri në Shkozet dhe e detyruan të kthehej në port./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *