Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Kapshticë bëri të ditur se është plotësuar kuota prej 300 personash që lejohen të futen nga kjo pikë kufitare drejt Greqisë. Për pasojë, policia greke ka pezulluar punen e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Shqiptarët që janë rezidentë në vendin fqinj apo që kanë një kontrate pune nuk mund të kalojne më drejt Greqisë kete te premte, të paktën deri në mesnatë.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme. Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *