Subscribe

Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e kësaj të marte seancën e radhës stërvitore në funksion të përgatitjeve për sfiden  kualifikuese te europianit me Poloninë në 27 mars.

 

Ndryshe nga një ditë më parë, trajnerit Silvinjo dhe ndihmësi I tij Zabaleta I ka pasur të gjithë futbollistet e thërritur , të gatshëm në stërvitje, dhe pa problem.

 

Fillimisht një séance e lehte në palester dhe më tej stërvitjen në fushë me ngarkese të plotë.

 

Tanime kuqezinjte stërviten në “Shtëpinë e Futbollit” kompleksin modern të FSHF në Tiranë. Stërvitjet gjatë gjithë kësaj jave do ti shërbejnë stafit të ri teknik të kombëtares që të familjarizohen me futbollistet por edhe të përshtasin idete e tyre në raport me lojtarët që kanë në dispozicion.

 

Fakti që Silvinjo nuk ka pasur mundësi ta testojë grupin në një ndeshje miqësore, është padiskutim një problem, pasi në duelin e parë me në krye trajnerin brazilian, Shqiperia do të duhet të luajë në transferten më të vështirë të kualifikueseve kundër Polonisë, ekipi më I fortë i grupit E ku bën pjesë shqiperia.

 

Fatkeqësisht kombëtarja do të ketë disa mungesa të rëndësishme në Varshave, duke nisur nga Armando Broja, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Kedi Bare apo Ardian Bajrami.

 

Silvinjo shpreson të marrë sinjale positive nga lojtarë të thirrur rishtaz si Anis Mehmeti apo Jasir Asani që kanë qënë në superforme ne ekipet e tyre.

Përvec Polonisë që është kundërshtari I parë, në grupin E, kuqezinjte do të kenë punë edhe me Cekine, Moldavine dhe Ishujt Faroe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *