E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Plazh i lirë”, policia sekuestron 38 çadra dhe 66 shezlongë në Borsh e Himarë

Policia ka sekuestruar në total 38 çadra dhe 66 shezlongë, në kuadër të punës për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare. Çadrat dhe shezlongët janë sekuestruar në fazën e dytë të operacionitm në Borsh dhe në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë.

 

Policia njofton se gjithashtu janë proceduar penalisht tre persona, të cilët kishin zënë zënë hapësirat publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në zona që nuk parashikohet nga ndarja e territorit, si dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

 

Ata akuzohen për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë