Uefa Champions League rikthehet sot ne mbrëmje me 5 takimet e para te play offit, të cilat do ti japin zyrtarisht startin edhe edicionit të ri të transmetimeve sportive te këtij kompeticioni kaq magjik edhe ne platformën Tring. Gjithçka do të hapet ne orën 18:00 më takimin e parë të mbrëmjes Karabak-Kopenhagen, ku kapiteni i kombëtares Agolli, shpreson që të kalojë me sukses dy sfidat ndaj Kopenhgan që të arrije një sukses të madh,  kalimin ne fazën e grupeve.

 

Më pas Andi Nuraj dhe Eva Murati do të jene me te ftuarit e tyre te shumte ne studio,  do të nisin emisionin që do të jenë pjesë e mbrëmjeve të Uefa Champions League përgjatë gjithë edicionit. Më tej komenti i 4 ndeshjeve të tjera të mbrëmjes në orën 20 e  45 ku vëmendja më e madhe do të jenë e përqendruar tek dueli anglo-gjerman mes Hofenhajm dhe Liverpul.

 

Ndeshja e parë do të luhet ne Gjermani dhe të dyja ekipet shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv për të shkuar sa më të qetë në ndeshjen e kthimit pas një jave. Gjermanet vijnë me formacion të plotë dhe synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushe për të befasuar kundërshtarin. Kramaric dhe Vagner do të jetë dyshja ofensive e trajnerit Julian Nagelsman, i cili ka ndërtuar një ekip simpatik të vlerësuar shumë edhe nga trajneri gjerman i Liverpulit, Jurgen Klop. Ky i fundit ka disa probleme me organiken e lojtarëve pasi nuk ka të gatshëm emra si Lallana, Ings, Clyne, Starrixh dhe mbi të gjitha Coutinhon që nuk është grumbulluar për shkak të dilemës nëse do qëndroje apo do largohet tek Barcelona. Skuadra shfaqi disa pasiguri ne takimin e parë në kampionat në repartin e mbrojtjes, por Klop beson shumë tek sulmuesit Mane, Firminho dhe Salah për të shënuar në transferte.

 

Një tjetër duel interesant luhet në Portugali, dhe vë përballe Sportingun e Lisbonës vendas me rumunet e Steaua Bukuresht. Sporting vjen ne ketë ndeshje me pak ndryshime në raport me sezonin e kaluar, ku bien në sy afrimi i sulmuesit Akunja dhe Koentraos në të majtë të mbrojtjes, ndërsa Steaua e Bukureshtit ka afruar shumë lojtarë dhe synon të befasoje edhe portugezet, pasi kaloi me lehtësi një tur më parë ceket e Victoria Pelzen.

 

Ne Zvicër, Young Boys pret ruset e Cska së Moskës. Vendasit eliminuan Dinamon e Kievit në turin e trete kualifikues dhe tani kërkojnë të realizojnë një tjeter mrekulli ndaj Cska se Moskës, e cila në letër duket më favorite. Dueli i fundit i mbrëmjes është ai që luhet në Qipro, mes Apoel Nikosias dhe Sllavias se Pragës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *