E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Bota

Play-off i Champions/ Sot vëmendja tek Myrto Uzuni

Tre takime të tjera mjaft interesante të vlefshme për fazën play off të Champions League do të transmetohen sot në ekranin e Tring.

 

Ferencvaros i Myrto Uzunit do të kërkojë të bëjë mrekullinë ku përballë do të ketë norvegjezët e Molde.

 

Reklamë

Kampionët e Hungarisë po i surprizojnë të gjithë  në arenën eruopiane kur eliminuan skuadra të mëdha si Selltik apo Dinamo Zagreb, e sot do të  tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë dhe me kampionët e norvegjisë.

 

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni pritet ta nisë që nga minuta e parë takimin.

 

Sfida tjetër është ajo mes Dynamo Kiev dhe Gent. Ukrainasit u kualifikuan pasi fituan 2-0 përballë holandezëve të Alkmaar ndërsa sot do të kërkojnë të bëjnë detyrën në transfertë kundër skuadrës belge .

 

Ndeshja e tretë po jo me më pak interes është derbi greko-qipriot Olimpiakos- Omonia Nikosia. Grekët janë favoritë në letër , por qipriotët e Omonias kanë treguar se dinë dhe të befasojnë në ndeshje të mëdha teksa eleminuan nga champions Crvena Zvezdën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë