E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Plastika “zhduket” në 2020, Klosi: Kushte të reja për dhënien e lejeve mjedisore

Shqipëria i shpall luftë plastikës. Në vitin 2020 asnjë produkt me përbajtje te tille nuk do të lejohet të prodhohet dhe as të imporohet në vend. Duke pranuar se lufta ndaj qeseve nuk ka rezultuar 100% e efektshme Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se ndëshkimi do të jetë i rreptë për ata që prodhojnë këto produkte

 

Në mbledhjen me krerët e qarqeve, Klosi prezantoi edhe 4 pika të tjera për Shqipërinë me standarte evropiane sipas tij. Për këtë duhet një vëmendje për sa i përket dhënies së lejeve mjedisore dhe menaxhimit të mbetjeve. Aktualisht Shqipëria ka ende pika grumbullimi të paligjshme të cilat duhet të mbyllen menjehere

 

Reklamë

Ndër të tjera Klosi përmendi edhe një shqetsëim të turistëve në zonat bregdetare, ndotjen akustike. Vitin e ardhshëm, pas dhënies së kompetencës së plotë agjencisë kombëtare të turizmi, do të jetë në terren edhe policia e rendit për të mbikqyrur respektimin e orarit për muzikën e lartë në verë.

 

Më shumë video

Reklamë