Një sherr banal mes pasagjerësh dhe takistëve ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e quajtur “Xhamia” në Vlorë. Më shumë se pesë persona janë përfshirë në konflikt.

Debati ka ndodhur mes pasagjerëve dhe taksistëve të linjës Vlorë-Tiranë. Nuk dihet ende motivi i konfliktit. Sherri ka agravuar deri në përdorimin e dhunës, ndërsa mësohet se disa prej tyre janë lënduar. Dy prej tyre janë shoqëruar nga policia për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës pasi, kanë marrë dëmtime në fytyrë dhe trup, ndërsa disa të tjerë janë shoqeruar nga policia në ambientet e drejtorisë se policisë së Vlorës.

Policia po merr në pyetje disa prej tyre për të mësuar shkakun e konfliktit, i cili degjeneroi në grushta apo dhe sende të forta. Uniformat blu dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjraje.Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *