Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci...

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Planifikuan të vrisnin “Rrumin e Shijakut”, arrestohen 14 persona, disa në kërkim

4 Tetor 12:02

14 persona u arrestuan nga policia e Durrëist dhe pesë të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen si të përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

 

Ata u ndaluan gjatë operacionit të koduar “Porositësi”, i cili u shtri në Dibër e Tiranë, nën drejtimin e prokurorisë Durrës.

 

Aksioni u ndërmor pas hetimeve të një sërie ngjarjesh kriminale të ndodhura më parë si dhe dëshmisë së dhënë nga dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët u përfshinë në një konflikt me disa persona të tjerë dy ditë më parë në autostradën Tiranë – Durrës.

 

Gjatë përplasjes fizike, njëri prej tyre u mor peng për disa minuta e më pas u la i lirë pasi policia u vendos në ndjekje të autorëve.

 

Ngjarja në fillim u duk rastësore, por më pas rezultoi se dy vëllezërit kishin planifikuar të vrisnin  Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

 

Ishte vetë “Rrumi”  ai që zbuloi lëvizjet e dy vëllezërve dhe së bashku me tre miqtë e tij, njëri prej të cilëve u arrestua, organizuan rrëmbimin e tyre.

 

SKËNDER HITA

DREJTOR I POLICISË DURRËS

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng shtetasi I. B. janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore. 

 

Nga hetimet rezultoi se dy vëllezërit Beqiraj kanë vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal pasi kanë marrë pjesë në masakrën e “Don Boskos”, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë.

 

Shënjestër e atentatit mafioz mendohet të ketë Gerond Hysenbelliu, mirepo viktime mbeti Erjon Cela 35-vjec dhe u plagosen, vellai i tij Blerim Çela, 28-vjeç nga Dibra, dhe dy persona te tjere te afert me viktimen.

 

Dy vellezerit Beqiraj ishin kontaktuar nga Kasandër Noga, i cili është dënuar në Belgjike kundrejt pagesave nga 50 deri 150 mijë euro, për të kryer krimin.

 

Fillimisht ai u kishte dhene vellezerve 6 mijë euro, ndërsa siguruan kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

 

Per te kryer kete vrasje vellezerit Beqiraj kontaktuan me Kevin Zenelin, i cili gaboi objektiv pasi ne vend qe te vriste Gerond Hasanbelliun, qelloi mbi vellezerit Erjon dhe Blerim Cela.

 

Kevin Zeneli i cili është shpallur në kërkim.

 

Më pas vellezerit Beqiraj dyshohet se morën pjesë dhe në vrasjen e Arben Mërkurit në Durrës.

 

Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit A. M., nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje.  Nga hetimet e thelluara rezulton se prosositësi i dy vrasjeve të mësipërme është shtetasi K. N., i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë. Ky shtetas ka porositur shtetasin K. Z., i cili ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.   

 

Nga hetimet u zbulua se ata do të merrnin pjesë dhe në një vrasje tjetër pasi ishin paguar me 3500 euro.

 

Policia sekuestroi armë dhe një sërë sendesh të tjera, ndërsa nuk ka bërë publik emrat e të arrestuarve të tjerë, mes të cilëve është një ushtarak dhe një punonjës policie i burgjeve, i identifikuar si Flamur Bejko.

 

Burime per Vizion Plus bejne me dije se vellezerit Beqiraj dhe oficeri i burgjeve Flamur Bejko kane rolin kryesor ne grupin kriminal.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Aksion Arrestime Durrës policia

Nga e njëjta kategori

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”, japonishtja dhe arabishtja i shtohen këtë vit ofertës akademike

më shumë...

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk rezulton të ketë dëme në banesa nga flakët

më shumë...

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive zonat rurale mbeten pa përfaqësim

më shumë...

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën hetim dhe 19 motomjete elektrike të sekuestruara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

11:05

Hyri me Jet Ski në zonën e...

10:52

Shkodër/ Kontrollet me dron, radar dhe makina...

10:13

“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht”, ministri...

9:51

Natë “ferri në Krujë”/ Vihen nën kontroll...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.