E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosje në Theth! I riu goditet me thikë pas një sherri

Një tjetër plagosje është shënuar në qarkun e Shkodrës.

Një i ri ka mbetur i plagosur në fshatin Ndërlysaj, në zonën e Thethit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, pas një përleshjeje fizike, ku një banor vendas është goditur lehtë me thikë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

I plagosuri ka marrë ndihmën e parë dhe po transportohet drejt spitalit. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë