E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e “Varrit të Bamit” në kryeqytet.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një 51-vjeçar, cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agim Ali Jazaj rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Reklamë

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë