E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

Një person ka ngelur i plagosur këtë të mërkurë në Shënkoll të Lezhës.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ” Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales.

 

Reklamë

I plagosuri është identifikuar si shtetasi  M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Policia e mbërritur në vendngjarje ka identifikuar autorët e dyshuar të kësaj ngjarje me iniciale P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë