Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës si persona të dyshuar për plagosjen e shtetasit V. Sh..

 

Sipas policisë të arrestuarit janë shtetasit me iniciale S. P. 36 vjeç, A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, vëllezër.

 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, më datë 12.08.2019, në lagjen “Mark Lula”, ku pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *