Subscribe

Kryeministri Edi Rama u ndal në takimin me drejtuesit e policisë te plagosja që ndodhi disa ditë më parë në një lokal në Sarandë, një ngjarje për të cilën ai bëri përgjegjës edhe Policinë e Shtetit.

 

Me tone të ashpra, kreu i qeverisë “shënjestroi” pronarët e lokaleve në zonat bregdetare, të cilët shkelin ligjin, duke tejkaluar orën policore. Ai i quajti ata “abuzuesit më të mëdhenj me Policinë e Shtetit që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh”.

 

“Mungesë etike, komunikimi nga personeli policor janë shfaqje të neveritshme që duhen luftuar me zero tolerancë. Këtu dua të nënvizoj fort një fakt, që në vetvete është sfidues për ligjin, për shtetin, është sfidues për policinë e shtetit. Kush janë këta pronarë lokalesh në zonat bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë orarin e orës policore, krijojnë abuzime degjeneruese deri në krisma dhe në plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur në lokal. Kush janë ata? Ata janë tutorët e policisë së shtetit në ato territore. Ata janë korruptuesit e Policisë së Shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me policinë e shtetit që tërheqin prej hundësh shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të akviteitit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant, e kam ndarë këtë gjë me Ministrin e Brendshëm dhe ai rast duhet të dërgonte në hetim penal të gjithë drejtuesit atje”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *