E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosja në “Myslym Shyri”, identifikohet e shpallet në kërkim autori

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur këtë të enjte në rrugën “Muhamet Gjallosha” ku u qëllua me armë zjarri në kokë shtetasi Indrit Çelaj, 26 vjeç nga Mallakastra.

 

Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Ushtarak ka shkuar një person, I cili ishte plagosur me armë zjarri, ngriti një grup pune të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

 

Reklamë

Nga hetimet rezultoi se autori I dyshuar I ngjarjes është shtetasi L.V., banues në Tiranë.

 

Sipas policisë, 26 vjeçari rreth orës 11:30 ishte duke kryer punime kondicionimi në një vilë trekatëshe në rrugën “Muhamet Gjallosha” në pronësi të shtetasit B.K.

 

Gjatë këtij momenti ai është konfliktuar me shtetasin L.V, ku si pasojë ky I fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

 

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje ndërsa ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë