E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Kronikë

Plagosja në Mamurras/ Gjykata lë të lirë policin dhe vëllezërit Fufi

Lirohet efektivi i policisë, David Medani që plagosi tre persona, mes të cilëve dy kolegët e tij, ditën e martë në Mamurras.

 

Reklamë

Gjykata e Kurbinit dha masën detyrim paraqitje për policin duke mos marrë parasysh akuzat e ngritura nga Prokuroria. Po ashtu, e njëjta masë u dha dhe për dy të arrestuarit e tjerë, Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin, të cilët u përfshin në konflikt.

 

Ndërkohë është lënë në burg Nikoll Fufi, personi që u përplas fizikisht me efektivin David Medani. Masa e sigurisë 36-vjeçarit iu komunikua në spital.

 

Sherri që përfundoi në përdorimin e armës, erdhi pas një kontrolli që uniformat blu kryen në lokalin e fisit Fufi, për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë