E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja e të riut, prefekti Spirollari: Kontroll të gjitha ish reparteve në Korçë

Pas ngjarjes së Leshnicës në Pogradec ku një adoleshent pësoi një gjymtim të dorës teksa preku një granatë në një ish repart ushtarak, prefekti Dhori Spirollari thotë se do të kontrollohen të gjitha ish repartet në qarkun e Korçës për të siguruar parandalimin e ngjarjeve të tilla.

 

Ai tha se pas vitit 1997 është kryer një kontroll i këtyre ish reparteve, por ngjarja e Leshnicës tregon se në to ka ende mjete luftarake të braktisura të cilat janë rrezik për qytetarët:

 

Prefekti Spirollari është i mendimit se një pjesë e ish reparteve ushtarake duhet ti kalojnë pushtetit vendor për tu përdorur për qëllime civile, apo nga biznesi dhe nuk ka përse të jenë ende pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Për këtë ai thotë se ka dërguar një shkresë pranë kësaj ministrie për transferimin e disa ish reparteve ushtarake, në pronësi të pushtetit vendor, siç është pista e aviacionit në Korçë, apo ish reparte në Pustec, Pogradec e Kolonjë të cilat pritet të përdoren për qëllime publike apo ngritjen e bizneseve.

 

Pjesa më e madhe e ish reparteve ushtarake në qarkun e Korçës sot janë ngrehina të braktisura e në rrezik shembje. Ato shpesh herë bëhen pre e atyre personave që kërkojnë të marrin hekurin për ta shitur për skrap, por edhe e fëmijëve të cilët luajnë në gërmadha duke rrezikuar jetën jo vetëm nga mjetet luftarake të cilat mund të jenë të braktisura pranë ish reparteve por edhe nga shembja e mundshme e këtyre objekteve.

Vazhdo të lexosh