E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja e 65-vjeçarit në Lushnjë/ Policia arreston vëllain e tij si autor të ngjarjes

Policia ka bërë të mundur të kapë autorine plagosjes së shtetasit Faik Veliu mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Pak orë pas ngjarjes policia ka indetifikuar autorin i cili rezultoi të ishte vëllai i 65-vjeçarit, Sami Veliu. Gjatë kontrollit uniformat blu kanë sekuestruar dhe armën e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

“Si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu. Autori eshte shtetasi Sami Veliu, vellai i 65 vjeçarit. Gjithashtu eshte gjetur dhe sekuestruar dhe arma e zjarrit me te cilen autori kreu plagosjen. Me vone do kete njoftim te plote per rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh