E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 38 minuta më parë
Video · Kronikë

Plagosja e 50-vjeçarit në Shkodër/ Policia: Kapet autori i dyshuar i ngjarjes

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen në Shkodër, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.

I plagosuri identifikohet si Gëzim Bici, rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Ndërsa është shoqëruar në Polici autori i dyshuar i plagosjes.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Bunës dhe nuk bëhen ende të paqarta rrethanat.

Ndërkohë, në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Më shumë video

Reklamë