E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosin me thikë 39 vjeçarin, dy vëllezër në pranga, i treti në kërkim

Dy vëllezër janë vënë në  pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë plagosur me mjet prerës një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.

 

Reklamë

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër armë gjahu.

 

Reklamë

Të ndaluarit në lidhje me këtë ngjarje janë shtetasit G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç (vëllezër, të dy banues në Kamëz) dhe është shpallur në kërkim vëllai tjetër i dy të arrestuarve, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë.

 

Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë