Aksioni i Policisë së Durrësit vuri në pranga dy të rinj këtë të hënë.
Policia bëri me dije se shtetasit T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç kanë goditur me sende të forta një 35-vjeçar pas një konflikti të çastit.
Më pas ata e kanë mbyllur në dhomë. Të prangosurit akuzohen për “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.





