E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosi të dashurën, gjykata jep masën e sigurisë për 41-vjeçari Ilir Çami

Është në lënë në burg 41-vjeçari Ilir Çami, i cili para pak ditësh plagosi me thikë ish-të dashurën e tij në qytetin e Korçës.

Përpara togave të zeza ai ka shprehur pendesë për ngjarjen. Sipas tij Mandarina Çela gjatë lidhjes së tyre i kishte marrë shuma parash deri në 5 milionë lekë të vjetra.

Moskthimi i lekëve sipas tij ka qënë shkaku që ka çuar 41-vjeçarin që pas një debati të plagosë 46-vjeçaren.

Viktima ishte duke ecur në rrugë në momentin që autori i afrohet dhe pas një debati ai arriti që ta godiste me thikë në pjesën e qafës.

Reklamë

Fatmirësisht plaga nuk ishte e thellë ku pas mjekimit 46-vjeçarja ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në banesë. /vizionplus.tv

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë