Kronikë
Plagosi me thikë 42-vjeçarin pranë një këndi lojrash, arrestohet i riu nga Korça

Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë, pasi plagosi me thikë 42-vjeçarin me iniciale K.R. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele pranë një këndi lojrash në Korçë.
R. M., rreth 18 vjeç qëlloi me thikë 42-vjeçarin gjatë një konflikti për motive ende të paqarta.
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




