E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

EMRI/ Plagosi me thikë 36-vjeçarin në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar

Autori i dyshuar, Lavdërim Oshafi

Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së një dite më parë, ku një 36-vjeçar u plagos me thikë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20 të ditës së djeshme, 29 mars, në lagjen nr. 3 Pogradec.

Reklamë

“Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi Lavdërim Oshafi, menjëherë pas konfliktit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”, i ndihmuar nga shtetasi A. B., alias A. O. Pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes”, njoftoi policia.

Ndaj Oshafit, 54 vjeç, rëndojnë veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shtetasi A.B alias A. O. 38 vjeç, banues në Blacë, Pogradec u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe mjeti prerës.

I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë