E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosi me armë 39-vjeçarin mbrëmë në Bllok, arrestohet djali i ish-deputetit të PD

Policia e Tiranës ka arrestuar Rois Babasin, djalin e ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi, pasi dyshohet se është autori i plagosjes së një 39-vjeçari në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ngjarje e shënuar mbrëmjen e së mërkurës.

Po ashtu, u procedua penalisht edhe personi që mbeti i dëmtuar nga kjo përplasje fizike, G.B, pasi dyshohet se ka lënduar me thikë në pjesën e krahut 22-vjeçarin Babasi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, G. B., 39 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë