E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Plagosi dy veta me breshëri kallashnikovi, shpallet në kërkim 35 vjeçari

Zbardhet plagosja e dyfishtë që u regjistrua mbrëmjen e të martës në Shkodër.

Sipas policisë, dy të rinjtë, Edison gjeka dhe Ndue Pali, u qëlluan me armë zjarri nga 35-vjeçari, Enton Dushaj, i cili është shpallur në kërkim. Shkak për plagosjen u bë një konflikt i çastit mes tyre.

Reklamë

Dushaj i qëlloi dy të rinjtë me breshëri plumbash duke i plagosur në këmbë teksa këta të fundit po udhëtonin me një motor.

Ai u largua me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa Edison Gjeka dhe Ndue Pali u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku morën mjekim.

Ngjarja ndodhi në lagjen Skënderbeg rreth orës 20:10. Ndërkohë uniformat blu së bashku me forcat e ndërhyrjes së shpejtë po vijojnë kontrollet për kapjen e 35-vjeçarit.

Enton Dushaj është një emër i njohur për policinë e Shkodrës pasi dhe në nëntor të vitit 2018 është përfshirë në një konflikt ku pati të shtëna me armë.    

Më shumë video

Reklamë