E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosi bashkëfshatarin me çifte, arrestohet nga policia e Matit

Arrestohet autori i një plagosje me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e të enjtes në fshatin Baz të Burrelit.

Policia prangosi një 35-vjeçar si autor të ngjarjes duke sekuestruar edhe një armë zjarri “çifte”.

Të enjten rreth orës 22.10, shtetasi F.Gj, 35 vjeç, për motive të dobëta, plagosi me armë gjahu dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Autori u kap falë brenda disa orëve falë bashkëpunimit me policinë e Lezhës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë