E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosi 17-vjeçarin në Shkodër, policia identifikon autorin

Policia e Shkodrës identifikoi autorin e plagosjes së 17-vjeçarit mbrëmjen e të shtunës në Shirokë.

Sipas njoftimit, shtetasi me iniciale B. G., 26 vjeç ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti të çastit me një 46-vjeçar.

Plumbi rikoshet ka qëlluar të miturin, që ndodhej në rrugë. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa i plagosuri la spitalin dhe u dërgua në shtëpi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë