E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset një person në Laç, të shtëna me armë gjatë operacionit për arrestimin e të kërkuarit

Një aksion i forcave të policisë së Lezhës është zhvilluar gjatë natës për kapjen e një personi në kërkim në lagjen numër katër në Laç.

Por, në momentin e ndërhyrjes për ndalimin e tij, efektivët kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe menjëherë janë vënë në ndjekje të automjetit që lëvizte me shpejtësi, pasi u pikas nga policia. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtohej nga i kërkuari, në tentativë për t’iu shmangur efektivëve, është përplasur me automjetin e policisë.

Reklamë

Megjithatë, efektivët arritën t’i vinin prangat 28-vjeçarit. Ndërkohë, dyshohet se para se të ndërhynte policia për kapjen e të kërkuarit, në automjet ndodheshin dhe dy persona të tjerë.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një i afërm i 28-vjeçarit ka plagosur me armë 26-vjeçarin tjetër që ndodhej në makinë me të, të cilin shërbimet e policisë e transportuan në spital.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë