E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Kavajë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur ka marrë një goditje në krahë.

Ai është transportuar drejt spitalit të Durrësit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Reklamë

“Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur,  ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë