Një 22-vjeçar u qëllua me armë zjarri pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë.

 

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Astiri te Unaza e Re ku i riu i identifikuar si Gentian Rrahmani nga Kukësi,  por me banim në Tiranë, u qëllua me pistoletë nga një automjet në lëvizje.

 

Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri të mundur transportimin e tij drejt spitalit të Traumës dhe fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Hetuesit thanë se plagosja ndodhi pas një konflikti. Sipas policisë, pas përplasjes fizike ku Rrahmani sëbashku me një mikun e tij goditën një tjetër person dhe i thyen xhamat e makinës, ky i fundit hipi në makinë dhe qëlloi mbi Rrahmanin në lëvizje e sipër.

 

Por deri më tani ai mbetet i paidentifikuar për policinë,  ndërsa për kapjen e u ngritën disa postblloqe në dalje të Tiranës.

 

Kontrolle po ushtrohen dhe në zonën e Kombinatit pas informacioneve të policisë se automjeti me të cilin lëviz i dyshuari u largua në atë drejtim. Nga ana tjetër, blutë janë në pritje të marrjes në pyetje të 22 vjecarit i cili pritet të zbardhë dhe motivin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *