Nga Esido Barkaj
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë ku për pasojë mbeti i plagosur një i mitur 15-vjeç në afërsi të Fushë Mëzezit në kryeqytet.
Lexo edhe :
Related Posts
Në pranga ka rënë xhaxhai i të miturit Florant Pëllumbi, ndërsa në kërkim u shpall xhaxhai tjetër i të plagosurit Nazmi Pëllumbi.
Dy vëllezërit binjakë janë konfliktuar në oborrin e banesave të tyre ku Nazmi Pëllumbi ka nxjerrë më pas armën dhe ka qëlluar drejt vëllai të tij binjak. Fatkeqësisht plumbat kanë prekur nipin e tyre, djalin e vëllait tjetër të familjes ku i dërgua menjëherë te spitali i Traumës.
Policia mbërriti në vendngjarje ku morën dëshminë e të miturit. 15-vjeçari ka qenë kontradiktor në atë çka ka dëshmuar. Sipas tij është qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë nga një makinë e zezë, e cila sipas tij është larguar menjëherë. Por, hetuesit, nga këqyrja e vendit të ngjarjes konstatuan 5 vrima plumbash në derë, të cilët janë qëlluar nga brenda oborrit dhe jo nga jashtë brenda siç pretendonte i mituri.

Edhe i ati i 15-vjeçarit ka dhënë dëshmi kontradiktore, pasi sipas tij kishte dëgjuar të shtëna dhe djalin që erdhi i plagosur.
Por ka qenë nëna e të plagosurit e cila ka rrëfyer përpara agjentëve të policisë se sherri nisi mes dy kunetërve të saj dhe nga përdorimi i armëve të zjarrit mbeti i plagosur i biri i saj. Gjatë kontrollit në banesën e Florant Pëllumbi një sasi kokaine. Dyshohet se dy vëllezërit binjakë ishin të përfshirë në shitjen e kokainës. Pista e konfliktit mes tyre mendohet të ketë qenë përplasjet për drogën.
Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se 15-vjeçari nuk ka rrezik për jetën, ndërsa ka marr 3 plumba, 1 në shpatullë dhe 2 në krah.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme./vizionplus.tv







