E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosën punonjës të IKMT dhe policë, procedohen 9 banorë të Astirit

9 banore te Unazes se Re jane proceduar penalisht per ngjarjen e rende te dites se enjte ku u plagosen nje punonjes i IKMT dhe nje efektiv policie.

Njeri nga te arrestuarit u arrestua ne flagrancem konkretisht shtetasi me iniciale Sh.S. 50 vjec banues ne Tirane.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e 7 shtetasve: J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S., të cilët pas sulmit mbi punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Reklamë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasve Sh.S., J.M., S.H., F.D., V.D., L.K. dhe Sh.N., si dhe në ngarkim të shtetasit G.S., për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Paraditen e se enjtes ne zonen e ish doganes, tek IKMT kishte shkuar te prishur disa banesa qe ishin shpronesuar jane mbledhur banore protestues te zones se Astirit.

Ata kane goditur me mjete te ndryshme ne koke dhe trup punonjesit e IKMT dhe policine. Njeri prej inspektoreve te IKMT mori plage te renda dhe u dergua me urgjence ne spitalin e Traumes.

Po ashtu ne mesin e te plagosurve ishin edhe 3 punonjes te tjere te IKMT dhe nje efektiv policie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë