4 shtetas jane arrestuar ne flagrance ndersa 46 te tjere u proceduan në gjendje të lirë per organizim grumbullimi dhe manifestim të paligjshëm, shkatërrim te pronës publike dhe private, dhe plagosje te nje 1 punonjësi.
Me date 13.12.2020, në Sheshin “Skenderbej” nisi një tubim i paligjshëm, i cili vazhdoi më pas në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në afërsi të DVP Tiranë, në drejtim të “Bllokut” dhe disa më pas të ndarë me grupe janë kthyer sërisht në Sheshin “Skëndërbej” dhe duke vazhduar më tej në rrugën e Durrësit, rrugën “Dritan Hoxha” dhe Sheshit Shqiponja, ku kanë dëmtuar gjatë rrugës së përshkruar kazanët e mbeturinave, sinjastikën rrugore, reklamat e bashkisë dhe vendstacionet e mjeteve të transportit publik.Si pasojë e goditjes me gurë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në drejtim të punonjsve të policisë të planizuar me sherbim, është dëmtuar një punonjës policie.Më pas, në përfundim të veprimeve procedurale janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 46 të tjerë, për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës ” , ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.
Sipas policise, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *