E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosën me thikë 25-vjeçarin, shpallen në kërkim dy të rinj

Policia e Devollit ka shpallur në kërkim dy të rinj, pasi akuzohen se dje pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë një 25-vjeçar.

 

Sipas policisë bëhet me dije se në kërkim janë shpallur shtetasit me inicialet A.A., 22 vjeç dhe M.A., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Kuç.

 

Ndërkohë, i riu i plagosur ndodhet në spitalin e Korçës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë