Pesë personat që u arrestuan si përkrahës të autorëve që plagosën Joan Muçllarin, djalin e pronarit të hotel Voloreka në Pogradec, dolën këtë të premte para gjykatës.

 

Pasi u njoh me provat e paraqitura, trupi gjykues vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të pandehurit.

 

Ata akuzohen për veprat penale “moskallëzimi i krimit”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “përkrahja e autorit të krimit”.

 

Nga hetimet rezultoi se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin ndihmuan dy autorët e plagosjes, Firdeus Berberin dhe Griseld Maxharin të largoheshin nga vendngjarja.

 

Plagosja e Joan Muçllarit dyshohet se ka lidhje me një konflikt disavjeçar.

 

Konflikt që mendohet se nisi fillimisht mes tre të rinjve e që degradoi më pas në përfshirjen e të afërmëve të tyre, ku më 8 gusht të vitit 2020 dhjetëra plumba u zbrazën drejt hotelit në pronësi të, Jetmir Muçllari, babai i të plagosurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *