E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Pjeter Arbnori si shkrimtar, studiuesit vlerësojnë veprën e tij

Thonë se ai kishte një kod të shkruari në burg, një kod që e përdori për të shkruar gati dy dekada. Shumë shkrime të tij mbetën pa u deshifruar, por ka mjaftueshëm botime që na prezantojnë një politikan shkrimtar. Për Pjetër Arbnorin, jo politikan. Ky ishte takimi i sotëm në kryeministri.

 

Reklamë

Si shkrimtar, studiuesit e veprës së tij, theksojnë shkëputjen e autorit politikan nga e shkuara. Sepse Pjetër Arbnori nuk viktimizohej dhe nuk shkroi asnjëherë për vuajtjet e tij në burgun e Burrelit, ku iu mohua liria për 28 vite.

 

Veprat e tij vështirë të gjenden sot në treg, pasi ribotime nuk ka. Takimi që u zhvillua në kuadër të ciklit “Nuk ma vrisni dot fjalën” mblodhi në sallën COD edhe gjimnazistë që Pjetër Arbnorin e njohin vetëm si kryetar parlamenti.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë