E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pjesë të avionit u shkëputën në fluturim, gjenden në një banesë në SHBA

Janë gjetur disa pjesë nga avioni Boeing 737 Max e Alaska Airlaines, të cilat u shkëputën gjatë fluturimit të premten e kaluar.

Mediat amerikane bëjnë me dije se pjesë të avionit u gjetën në banesën e një mësuesi në Portland.

Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 18:30 minuta me orën lokale, pak pasi avioni u ngrit nga Aeroporti Portland me destinacion Ontario, Kaliforni, kur humbi një pjesë ndërsa ishte në ajër.


Avioni u detyrua që të kthehej dhe të bënte ulje urgjente në aeroportin e Portlandit.

Nga incidenti pati disa lëndime të lehta, por nuk kishte pasagjerë në dy sediljet ngjitur me derën e shkëputur. “Ne jemi shumë me fat që kjo nuk u kthye në diçka më tragjike,” tha shefja e agjencisë Jennifer Homedi gjatë një konference për shtyp të shtunën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë