Një 38-vjeçar i akuzuar nga autoritetet italiane, për organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe trafikim narkotikësh është arrestuar në Tiranë. Në kuadër të operacionit “Wanted 3”, në rrugën “Xhorxh Bush” u vu në pranga shtetasi Altianado Feimi.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *