E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik narkotikësh, arrestohet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i shpallur në kërkim

Arrestohet në malin e Tomorrit një 46-vjeçar i shpallur në kërkim pasi GJKKO i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 60” u vu në pranga shtetasi Dorian Beu, banues në Durrës.

Reklamë

“Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës”, njofton policia.

46-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë