Kandidati socialist në qarkun e Durrësit, Loer Kume tregoi se gjatë kohës së fushatës ai ka qenë në terren, edhe pse ka qenë në listë të mbyllur.
I ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus, ai shprehet se fushata ka vështirësitë e veta dhe nuk është aspak komode.
Pjesë nga biseda:
Kume: Komode nuk ishte fare. Nuk më morën me zor, por mund të rrija në pozitat e mia, pa shkuar në terren. Unë vendosa që të zbres në terren dhe t’i prek gjërat me dorë. Këtë e bëra për kontribut. Pjesa tjetër, sigurisht një person si unë u gjend përballë fushatës. Unë vij nga një familje me kontribute në PS. Për të bërë gjëra më të mëdha dhe për të dhënë kontribut, të duhet grupi, angazhimi.
Borakaj: Të spikatën apo aplikove?
Kume: Ka qenë gjithmonë një raport imi me PS dhe mbi të gjitha me Edi Ramën. Kjo gjëja shkoi drejt këtij finalizimi.
/vizionplus.tv





