E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pjesë e grupit që trafikonte njerëz, ekstradohet 27 vjeçari nga Italia

Një 27 vjeçar është ekstraduar nga Italia, i akuzuar për trafik njerëzish në SHBA, Kanada e Mbretërinë e Bashkuar.

 

Sipas policisë është ekstraduar shtetasi me iniciale E.S., një prej të shpallurve në kërkim gjatë mega operacionit të koduar “One If – By Land”.

 

Reklamë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të vitit 2018, të Gjykatës  së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 

27 vjeçari gjatë periudhës 2016-2017, shtetasi i lartpërmendur në bashkëpunim me persona te tjerë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë