Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet për të menaxhuar fluksin e lëvizjes si dhe për të parandaluar krimet në kufi dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat në Hanin e Hotit është ndaluar një 35-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, në Spanjë, për vjedhje në banesa.

Në Portin e Durrësit është arrestuar një 47-vjeçar turk, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me leje qëndrimi false.

Në Hanin e Hotit, në dalje, u ndalua shtetasi Klisman Ndoj (Marku), 35 vjeç, sepse pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

Në Portin e Durrësit, në dalje, u arrestua në flagrancë shtetasi turk Yusuf Adet, 47 vjeç, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *