Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lushnje, ku një 18-vjeçare vrau veten duke konsumuar fostoksinë vetëm 25 ditë pas fejesës.

Policia ka marrë dëshminë e të fejuarit si edhe të familjarëve, ndërkohë që të afërmit e të fejuarit shprehen se çifti nuk ka patur konflikte.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, njëri prej kushërinjve të të fejuarit tregon se çfarë ndodhi ditën kur e reja i dha fund jetës.

Ai shprehet se kishin qenë bashkë me të fejuarin e vajzës kur e morën nga familja e saj disa metra më tej dhe më pas të dy djemtë kishin shkuar për të pirë kafe.

“I ka shkruar mesazh të fejuarit. Djali ishte te kafja me ne. E la në shtëpi. Punë minutash sa u ulëm, vajza i shkroi mesazh: Piva fostoksinë. 

Ky i shkroi: Mos guxo! Dhe u nisëm me vrap për të ardhur se ishim në këmbë. Vajza ishte këtu, e solli nga shtëpia.

Po bënim muhabet po qeshnim. Vajza sa ikëm ne te lokali, punë dy minutash, i shkruan mesazh burrit që piva fostoksinë”, tregon kushëriri i të fejuarit.

Ndërkohë, vjehrra e vajzës shprehet se nuk ka patur asnjë episod dhune në familje dhe se kishin qenë shoqet e vajzës në shkollë që kanë përhapur fjalë ndaj saj.

“Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë”, thotë vjehrra. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *